“Jemi në një moment të vështirë, por do t’i kalojmë të gjitha si një grup”

Mbrojtësi brazilian i Romës, Roger Ibanez është shprehur në kanalin zyrtar të klubit roman, për gjendjen aktuale të grupit pas sfidës me Monzën e cila u mbyll në barazim 1-1.

“Situata në të cilën jemi është tepër e vështirë për ne. Te ekipi ka shumë lojtarë të dëmtuar dhe nuk janë ende gati të luajnë. Disa prej të rinjve nuk janë aktivizuar shumë këtë sezon dhe nuk e dimë se si do ta përballojnë fundin e sezonit.

Së shpëjti kthehet dhe Europa League …

“Fillimisht kemi një ndeshje të vështirë, të shtunën. Të shohim se çfarë rezultati do të arrijmë, më pas të mendojmë për Europën. Më pëlqen t’i marr gjërat një nga një.”

Cila është forca që karakterizon Romën?

Ne gjithnjë kërkojmë t’i kemi lojtarët tanë më të mirë në fushë. Te Roma jemi të gjithë njësoj dhe besoj kjo tregon sesa të bashkuar jemi”, mbyll kështu fjalën, Roger Ibanez. Këtë sezon qendërmbrojtësi ka shënuar 3 gola me “verdhekuqtë”. Roma do të luaj të shtunën në orën 18:00 ndaj Interit në Olimpico.