Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se familja 8 anëtarëshe, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në zonat e rrezikuara të Sudanit, janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas marrjes së informacionit për një familje tetë anëtarëshe, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Kajro, menjëherë hyri në kontakt dhe mori konfirmimin se të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëpërmjet rrjetit diplomatik në rajon, Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, Ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit. Ju informojmë se po zhvillohen aktivitete për të siguruar evakuimin e menjëhershëm të familjes dhe transferimin në një vend të sigurt nga ku më pas edhe transferimin për në vendin tonë.




