Lugina e Preshevës dhuron libra për Bibliotekën e Manastirit

Qytetarët e Luginës së Preshevës kanë mbledhur libra për qytetin e Alfabetit – Manastirin, ku sot ua dorëzoi vullnetari nga Presheva z. Fitim Nuhiu në bashkëpunim me miqtë e tij, duke i sjellur fillimisht në bibliotekën e Universitetit të Europës Juglindore, dega në Shkup.

“Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, që edhe përpos problemeve të shumta shqiptarët luginas që i kanë atje, poashtu edhe më të vështira se ne në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët e Malit të Zi, ata kanë hapur zemrën e madhe që të kontribuojnë për qytetin e Alfabetit, gjegjësisht për hapjen e Bibliotekës së qytetit të Manastirit!

Kjo surprizë sot më ka prekur emocionalisht shumë, ju betohem!” – kështu u shpreh në rrjetin e saj në facebook, iniciatorja e hapjes së Bibliotekës në fjalë, Emira Selimi.