“Jam ende i gjallë”, thotë Papa pasi lirohet nga spitali

Papa Françesku është liruar nga Spitali Universitar Gemelli i Romës, tri ditë pasi ai u soll për trajtim të një infeksioni respirator.

Papa 86-vjeçar bëri shaka me dashamirës dhe gazetarë që prisnin jashtë spitalit, duke thënë se ai ishte “ende i gjallë” teksa po kthehej në Vatikan për t’u përgatitur për javën e Pashkëve.

Papa ishte sjellë në spital pasi u ankua për vështirësi në frymëmarrje, por mjekët thanë se ai u rikuperua nga trajtimi me antibiotikë.