Tabanoc, gjendet sasi e madhe parash tek shtetasi turk

Dje në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarë policorë të stacionit policor Tabanovc kanë kontrolluar automjetin e pasagjerëve “Porsche Cayenne” me targa rumune, i drejtuar nga J.O. (60) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme të padeklaruara në vlerë prej 31.000 euro.

Paratë i janë dorëzuar Drejtorisë doganore, ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse.