Messi “pushtohet” nga fansat, porsa del nga një restorant në Argjentinë (VIDEO)

Argentina's Lionel Messi celebrates after the World Cup final soccer match between Argentina and France at the Lusail Stadium in Lusail, Qatar, Sunday, Dec. 18, 2022. (AP Photo/Frank Augstein)

Qindra tifozë të Argjentinës shkuan nëpër rrugët e Buenos Aires vetëm për të parë futbollistin e famshëm, Lionel Messi.

Ylli i Paris Saint-Germain është kthyer në Argjentinë, përpara një miqësore ndërkombëtare kundër Panamasë, dhe sapo u përhap lajmi se ai ishte me familjen e tij në restorantin Don Julio në Palermo, Messi u prit me një turmë masive njerëzish, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.

Në videot amatore, Messi u pa se kishte nevojë për shoqërimin e policisë për të dalë nga ndërtesa pak para orës 2 të mëngjesit, ku njerëzit bërtisnin dhe dëshironin me ngulm të bënin foto me yllin e futbollit.

Pavarësisht numrit dërmues të njerëzve që kishin dalë të prisnin, Messi dukej shumë i lumtur, teksa kalonte nëpër turmën e njerëzve.