Dalot afër të vazhdojë kontratën me Man United

Diogo Dalos do të vazhdojë bashkëpunimin me Man United.
Sipas ‘The Sun’, Manchester United është në bisedime të avancuara me Diogo Dalot për të mbyllur rinovimin e tij, transmeton lajmi.net.

Anësori portugez, synimi i Real Madridit ndër të tjera, i përfundon kontrata sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, në ‘Old Trafford’ ata duan të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me lojtarin.

Kushtet e kontratës së re ende nuk janë bërë të ditura, priten të bëhet në ditët në vijim.