Juventus vazhdon të shpresojë të anulojë zbritjen e 15 pikëve

Gjigantët e Serie A, Juventus janë optimistë për shanset e tyre për të përmbysur një zbritje prej 15 pikësh në Serie A, falë një ‘defekti procedural’.
Në fillim të këtij viti, ‘Zonjës së Vjetër’ iu dha një ndëshkim i madh, pas një hetimi për financat e tyre, gjë që i la ata në fund të tabelës.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, një apel do t’i lejojë Juventusit të shikojë një ‘dokument sekret’ dhe mund të çojë në një arsye për të anuluar zbritjen e 15 pikëve, transmeton lajmi.net.

Raporti pretendon se avokatët mbrojtës të klubit me bazë në Torino mund të debatojnë rreth gjyqtarëve që kanë vonuar hapjen e hetimit, që do të thotë se disa dokumente do të ishin të vjetruara dhe të papërdorshme.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë një gjë e tillë dhe Juventusit do t’u rikthehen pikët.