Sulmuesi i PSG-së, Neymar mund të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, me klubin që ka njoftuar se atij do t’i duhen deri në katër muaj për t’u rikuperuar nga operacioni në kyçin e këmbës.
Neymar u largua me barelë gjatë ndeshjes së PSG-së në Ligue 1 me Lille më 19 shkurt, transmeton lajmi.net.
Klubi fillimisht njoftoi se ai nuk kishte pësuar një frakturë, duke çuar në optimizëm se një rikthim nuk do të ishte shumë larg.
Megjithatë, sot u zbulua se mjekët kanë rekomanduar një operacion për të riparuar ligamentet në kyçin e këmbës, duke e përjashtuar atë për një periudhë të gjatë kohore, sipas një deklarate të klubit.
Kështu ai nuk do stërvitet me kampionin francez nga 3 deri në 4 muaj.
Neymar mund të kthehet në kohë për finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor, nëse PSG do të arrijë kaq larg në kompeticion.



