Tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës, Ivana Knoll, ka mahnitur fansat në pozat e reja me bikini.
Kroatja fitoi famë në turneun në Katar, duke mbështetur kombin e saj me anë të disa veshjeve provokuese.
Ivana vazhdon të udhëtojë anembanë globit dhe së fundmi po shijon pushimet në Saint Tropez të Francës.
Ivana Knoll (Foto: Instagram)
Ajo solli disa fotografi atraktive në Instagram me një palë bikini ngjyrë portokalli.
Ndjekësit bënë komente nga më të ndryshmet për figurën e mrekullueshme të zeshkanes.
Ivana Knoll (Foto: Instagram)
“Nuk e di sa herë e kam parë videon, ju lutem as mos ma bëni këtë pyetje”, tha një ndjekës.
“Je perfektë”, shtoi një tjetër.
“Bukuroshe. E mrekullueshme”, ishin disa nga komentet e tjera në videon e Ivanas.
Ajo tani ka një ndikim të madh, ku nga 600 mijë ndjekës ka grumbulluar 3.5 milionë.
Ish-Miss Kroacia këto ditë kishte bërë një udhëtim në Londër dhe zbuloi se është tifoze e Arsenalit.
Ajo gjithashtu ishte e pranishme në festën e BAFTAs, e veshur me një fustan të tejdukshëm që i linte pak imagjinatës.
 
		





