ShowBiz Harry Styles vodhi vëmendjen në një koncert në Australi duke pirë nga...

Harry Styles vodhi vëmendjen në një koncert në Australi duke pirë nga një këpucë

Harry Styles po vazhdon me performancat e tij nëpër vende të ndryshme dhe këtë herë ndodhej në një koncert në Australi.

Krijuesi i hitit “As It Ëas” bëri shfaqjen e tij të parë në Perth të hënën mbrëma dhe mahniti fansat teksa piu nga atletet e tij të markës Adidas.

“Kjo është një nga traditat më të neveritshme që kam dëgjuar ndonjëherë”, tha Styles, duke iu referuar ‘këpucës’, e cila u popullarizua nga shoferi i Formula 1, Daniel Ricciardo.

Foto: TikTok

Videot e publikuara nga fansat tregojnë ish-yllin e “One Direction”, 29 vjeç, duke mbushur këpucën e tij me një pije alkoolike, përpara se të pinte në skenë pranë të gjithëve.

“Ndjehem si një person tjetër”, tha ai ndërkohë që po mbante atletet Adidas x Gucci prej 700 eurosh.

“Ndihem i turpëruar nga vetja. Ndihet kaq personale. Një moment kaq intim për t’u ndarë me kaq shumë njerëz”, vazhdoi ai.

Foto: TikTok

“Unë do ta diskutoj këtë me terapistin tim gjatë. Gjerësisht”.

Fansat reaguan shpejt në rrjetet sociale pasi videot nga koncerti filluan të qarkullojnë në internet.

Foto: Backgrid

Nuk është hera e parë që Harry merr vëmendje të madhe në skenë për shkak të veprimeve të tilla.

Ai po ashtu komentohet vazhdimisht edhe për paraqitjet, veshjet e veçanta me të cilat shfaqet.

@miggofest

Harry, you were amazing #harrystyles #hslot #perth #fyp #foryou #harrystylesloveontour

♬ original sound – E