Fillon me incidente seanca kuvendore në Shqipëri, ndërkohë PD-ja proteston jashtë Kuvendit

Kanë nisur incidentet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët e partisë demokratike janë përplasur me rojet e gardës, pasi deputetët e PD-së të përjashtuar për 10 ditë nuk lejohen që të futen brenda Kuvendit.Përballë Gardës së Republikës ndodhen deputetët e tjerë të PD-së.

Ndërsa paralelisht me seancën e Kuvendit është paralajmëruar protestë jashtë Kuvendit.