Shtrati i lumit Drin në Strugë është shndërruar në një deponi

Shishe plastike, divane, veshje të vjetra janë vetëm një pjesë e mbeturinave në shtratin e Drinit të Zi në hyrje të Strugës. Sasi të mëdha të mbeturinave qëndrojnë këtu me muaj të tërë ndërsa nuk ndërmerret asgjë për mënjanimin e tyre. Në mënyrë plotësuese, në këtë lum derdhet edhe kanalizimi atmosferike dhe fekal.

Pamja e parë për Strugën është pas meje. Struganët thonë se në qytet që pretendon të zhvillojë turizëm, nuk guxon ta lejojë këtë. Asnjë vetëqeverisje lokale nuk ka arritur ta zgjidh këtë problem.

Banorët apo pesëdhjetë familjet që jetojnë në këtë lagje janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Jetojnë në shtëpi të vjetra para shembjes, edhe pse në të kaluarën kishte paralajmërime se këtu do të ndërtohen godina sociale.

“Kjo është sëmundje dhe duhet të rregullohet. Është vetëm një shportë atje, duhet të ketë edhe tjera, po ja që nuk ka. Jemi të shqetësuar, edhe atë shumë. Tani me virusin e koronës jemi edhe më shumë të shqetësuar”

Banorët e Strugës kërkojnë angazhim më të madh të organeve lokale për tejkalimin e këtij problemi.

“Tërë jetën është problemi i njëjtë. Duhet njëherë e përgjithmonë të pastrohet. Kontrolle nuk ka, ata duhet ta rregullojnë këtë, ne s’mundemi, kush jemi ne”.

Banorët lokal i lajnë tepihët e tyre në ujin e lumit e më pas i thajnë në urë. Nga ndërmarrja komunale e Strugës thonë se vështirë zhvillohet pastrimi i shtratit të Drinit të Zi, por se do të ndërmarrin masa përkatëse. Thonë që dy herë në javë me mekanizim i kanë marrë mbeturinat nga lagjja.