ShowBiz Gerard Pique zyrtarizon lidhjen, publikon fotografinë e parë me Clara Chian në...

Gerard Pique zyrtarizon lidhjen, publikon fotografinë e parë me Clara Chian në Instagram

Gerard Pique bëri zyrtare lidhjen edhe në Instagram me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti – vetëm disa javë pasi ish-bashkëshortja Shakira i bëri ‘diss’ përmes një kënge.

Çifti – të cilët dyshohet se filluan romancën e tyre teksa futbollisti ishte akoma me këngëtaren e “Beautiful Liar” – dukeshin të lumtur ndërsa pozuan nga oborri i një restoranti.

Dyshja u kombinuan me veshje tërësisht në të zeza teksa bënë një buzëqeshje të lehtë përpara kamerës.

Edhe pse ai nuk kishte vënë ndonjë përshkrim, fansat qenë të zëshëm me komente të ndryshme.

“Do të më vinte turp”, shkroi një përdorues. “Imagjinoni të shkatërroni familjen tuaj për këtë”, tha një tjetër.

“Ajo nuk krahasohet me nënën e fëmijëve tuaj”, vazhdoi një përdorues i tretë i rrjeteve sociale.

Shakira dhe Gerard i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre në muajin qershor, pas 12 vitesh së bashku.

Ata ndajnë djemtë: Milan dhe Sasha.