Një grup prej nëntë kombesh, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Poloninë dhe Holandën, janë zotuar të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës një “grumbull donacionesh të paprecedentë”, duke përfshirë tanke luftarake, për ta ndihmuar atë të luftojë pushtimin rus.
“Ne angazhohemi të ndjekim kolektivisht dërgimin e një grupi të paprecedentë donacionesh, përfshirë tanket kryesore të betejës, artilerinë e rëndë, mbrojtjen ajrore, municionet dhe mjetet luftarake të këmbësorisë për mbrojtjen e Ukrainës”, thanë vendet në një deklaratë të përbashkët, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Deklarata, e publikuar në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, u bë nga ministrat e mbrojtjes të Britanisë, Estonisë, Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe përfaqësues nga Danimarka, Republika Çeke, Holanda dhe Sllovakia, pas një takimi në Estoni.




