Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka udhëtuar me skuadrën e tij drejt Riadit të Arabisë Saudite, ku do të luajë të mërkurën ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Valencias.
Në krahun tjetër do të jetë Gennaro Gattuso, një ish-futbollist italian i cili është stërvitur nga Ancelotti në Milan për shumë vite.
Në konferencën për shtyp, Ancelotti zbuloi se nuk është në marrëdhëniet më të mira me Gattuson.
![]()
“Ne të dy kemi pasur momente shumë të mira, por kam pasur edhe disa probleme personale me të për të cilat nuk dua të flas”.
“Shumë trajnerë u larguan nga Milani, secili prej tyre kishte një stil dhe njohuri unike – Gattuso, Iniesta, Inzaghi. ..”, ka thënë Ancelotti.
Në ndeshjen e fundit Real Madridi humbi ndaj Villarrealit në kampionat. Kjo ishte humbja e tyre e dytë këtë sezon në La Liga.

Kundër Valencias në Arabinë Saudite, Klubi Mbretëror do të kërkojë një mundësi për të përmirësuar përshtypjen dhe për të fituar trofeun e parë këtë vit.
Superkupa luhet nga katër skuadra, ku edhe Real Betis dhe Barcelona janë në garë në anën tjetër, ndërsa fituesit e ndeshjeve të para do të takohen në finale më 15 janar./Telegrafi/




