“-7 gradë Celsius”, vendet më të ftohta në Maqedoni për sot

Në mëngjesin e sotëm temperaturë më e ulët -7 gradë është matur në Berovë.

Vijojnë Strumica dhe Manastiri me -5, -4 në Demir Kapi, -3 Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Shtip, Gjevgjeli, -2 Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Lazaropole, -1 Kriva Pallankë, Vinicë, Hanet e Mavrovës dhe 0. gradë në Ohër, Pretor, Krushevë, Dojran, Kodër të Diellit.

Moti paradite në disa lugina me paraqitje të mjegullës ose vranësira të lehta. Gjatë ditës me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull dhe vranësira të lehta, ndërsa pasdite me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri në 8 gradë Celsius.