Ruajtja e funksionimit të ndërmarrjeve

Gjatë tre vjetëve të kaluar, organet e pushtetit në të gjitha nivelet në Kinë kanë ndërmarrë një sërë politikash për ruajtjen e funksionimit të ndërmarrjeve, në mes të valëve të herëpashershme të COVID-19.
Për të mbrojtur kompanitë vendore të prodhimit të mikroçipave, metropoli i Kinës Lindore, Shangai, i lejoi ato të vijonin funksionimin në një sistem “me qark të mbyllur”.

Prodhuesit e mikroçipave atje siguruan prodhimin normal pavarësisht nga shpërthimi i madh i COVID-19 në fund të marsit, kur në Shangai pati një shtim të shpejtë të numrit të të prekurve prej variantit “Omicron”.

Kompania e Gjysmëpërçuesve “Hua Hong”, prodhuesja numër dy më e madhe e mikroçipave në Kinë, strehoi mbi 6 mijë punëtorë në pesë fabrikat e saj në Shangai qysh nga fundi i marsit.

Një kompani prodhimi anijesh në Shangai vazhdoi prodhimin në prill dhe dorëzoi në mes të majit një superanije të etanit (VLEC), më e madhja në botë.
Për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, kjo kompani vendosi sisteme të pavarura ajrimi, duke u kërkuar punonjësve që dolën pozitivë në testimin e koronavirusit të viheshin menjëherë në karantinë, që të ndalohej përhapja e mëtejshme e virusit.

Me masat efektive kundër COVID-19, kompania kineze e automjeteve BYD zëvendësoi “Tesla”-n e Elon Musk-ut, duke u bërë prodhuesja e automjeteve elektrike më e madhe në botë, me një vëllim shitjesh prej 641 mijë automjetesh në gjysmën e parë të vitit 2022.
Jeff Chun, një analist automjetesh nga “Citygroup”, e përshkroi rritjen e shitjeve të BYD-së si “mbresëlënëse
Me lehtësimin më tej të kufizimeve lidhur me COVID-19 në dhjetor në Kinë, qytetet e ndryshme kineze dërguan delegacione në tregjet jashtë vendit për herë të parë në tre vjet, për të nxitur tregtinë dhe për të garantuar marrëveshje biznesi.

Provinca Zhejiang e Kinës Lindore është në krye të rimëkëmbjes së tregtisë së jashtme. Ajo organizoi një grup prej afro 100 përfaqësuesish nga 50 ndërmarrje për të marrë pjesë në Panairin e 36-të Aziatik të Modës në Tokio të Japonisë.