Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të VMRO-DPMNE-së se në pikën kufitare Qafë Thanë është emëruar për komandant një i dënuar me burg, përcjell TV21. Nga MPB thonë se kjo është gënjeshtër dhe se komandant në këtë pikë kufitare vazhdon të mbetet J.B.
“Ministria e Punëve të Brendshme mohon fuqishëm gënjeshtrën e publikuar sot nga VMRO-DPMNE se para tre muajve një person i dënuar me burg për kontrabandë është emëruar komandant i pikës kufitare të Qafë Thanës. Bëhet fjalë për gënjeshtër klasike të shpërndarë nga kjo parti. Nuk ka asnjë ndryshim të komandantit të pikës kufitare Qafë Thanë! Përkundrazi, për një periudhë më të gjatë komandant i pikës kufitare Qafë Thanë është J.B., një profesionist me rezultate të shkëlqyera në punën e tij. I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos gënjejë qytetarët”, thonë nga MPB.