Panik në afërsi të Moskës, zjarr i madh në qëndër tregtare – Ish-shefi i CIA-s dhe Pentagonit: Putini ka dështuar

Nju Jork – “Nuk ka asnjë dyshim se rrjedha aktuale e luftës ka çuar në dështimin e misionit parësor të Vladimir Putinit, të cilin ai e zhvilloi si një fushatë terrori në përpjekje për të rraskapitur shpirtin e popullit ukrainas dhe për të thyer vullnetin e Shteteve të Bashkuara

dhe NATO-s. Prandaj sfida kryesore është të mbetemi të vendosur dhe të bashkuar në mbështetje të Kievit”.

Kështu deklaron Leon Panetta, ish-kreu i CIA-s dhe më pas i Pentagonit në SHBA. Ka pasur një testim të vogël të perspektivave për zhvillimin e negociatave për dhënien fund të luftës, me deklaratat nga Joe Biden dhe Vladimir Putin, dhe me telefonatën e kancelarit gjerman Scholz me këtë të fundit, që krijoi përshtypjen se presidenti rus është i vendosur dhe madje heziton ta pranojë se gjërat nuk po shkojnë sipas planeve të tij. Por për momentin nuk duket se ka hapësirë për negociata.

Çfarë thuhet në SHBA lidhur me këtë çështje?

Tek ne ekziston ndjesia se do të ishte në interesin e Ukrainës por edhe pjesës tjetër të botës nëse Putini do të pranonte nisjen e negociatave që mund të çonin në fundin e luftës. Por fakt është se ai nuk po tregon shenja se dëshiron që të ndërmarrë këtë hap.

Dhe nuk ka dyshim që as Kievi nuk është i interesuar ta bëjë këtë, përveç rastit kur do të jetë e qartë se territoret që janë aktualisht nën kontrollin rus t’i mbeten Ukrainës. Tani për tani është e vështirë të shihet një mënyrë për të negociuar. Muajt e dimrit mund të na tregojnë shumë nëse mund të hapet një rrugë për negociatat.

Ukraina po përballet me një dimër të vështirë, pasi është detyruar të evakuojë një pjesë të popullsisë. Putini vazhdon të testojë forcat e tij gjithnjë e më të pakësuara dhe të lëshojë raketa mbi të gjitha llojet e objektivave. Kjo do të testojë vullnetin e të gjithëve gjatë muajve të ardhshëm.

Në fund, Putin nuk ka shumë zgjidhje në dispozicion, sepse misioni i tij kryesor po dështon dhe ai synon të sigurohet që kjo të jetë një përgjegjësi e SHBA dhe aleatëve të saj, së bashku me Ukrainën. Edhe nëse negociatat çojnë në një lloj zgjidhje që i jep atij kontrollin e disa zonave, fakt është se Putini do të ketë dështuar në misionin e tij parësor për të pushtuar Ukrainën.

Artikullin e plotë mund ta lexoni ketu

Një tjetër qendër tregtare ruse është përfshirë nga zjarri dhe kësaj radhe bëhet fjalë për një të tillë në Balashikha të rajonit të Moskës.

Sipas mediave të huaja, pamjet që vijnë nga Rusia të hënën, më 12 dhjetor, tregojnë tym të madh të zi dhe flakë që shpërthejnë nga qendra tregtare Stroypark në Balashikha, rajoni i Moskës.

Një njoftim zyrtar për shtyp nga departamenti rajonal i Ministrisë së Situatave Emergjente të Federatës Ruse thoshte: “Zjarr në një ndërtesë jorezidenciale në rrethin urban të Balashikha”.

Ndërkohë thuhet se informacione të mëtejshme janë duke u specifikuar.

Sipas shërbimit për shtyp të administratës së qarkut urban të Balashikha, “të gjithë punonjësit u evakuuan menjëherë … për momentin, shërbimet speciale vazhdojnë të shuajnë zjarrin”.

Raportet për zjarrin vijnë disa ditë pasi një zjarr shpërtheu në një qendër tregtare në rrugën nga Moska në Leningrad.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe liderët e G7 do të takohen sot në përpjekje për të rënë dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Iranit dhe një shtesë prej 2 miliardë eurosh për dërgesat e armëve në Ukrainë.

Takimin online do ta zhvillojë kancelari gjerman Olaf Scholz. Presidenti ukrainas Zelensky gjithashtu konfirmoi se bisedimet do të vazhdojnë.

“Takimi i G7 do të mbahet sot, Ukraina do të marrë pjesë dhe tani ne kemi koordinuar qëndrimet tona me Amerikën”, tha ai.

Lexo edhe këtë Përshkallëzimi i sulmeve – Pentagoni i jep dritën jeshile Ukrainës: Ja si të veprojë ndaj Rusisë

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa vendime, duke iu drejtuar asaj që diplomatët e kanë denoncuar si “diplomaci shantazhi” për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara të BE-së për Budapestin.

“Ka marrëveshje, në parim, por është edhe elefanti i madh në dhomë”, u tha gazetarëve një diplomat i lartë i BE-së, duke iu referuar përdorimit të fuqisë së vetos nga Budapesti. “Është një lloj diplomacie shantazhi që ne më mirë nuk do ta shihnim, por është ajo që është.”

Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila do të vendosë pothuajse 200 individë dhe subjekte të tjera në listën e sanksioneve të BE-së.

Ata gjithashtu do të synojnë të plotësojnë me 2 miliardë euro një fond që shtetet anëtare kanë përdorur për të financuar blerjet e armëve për Kievin, por i cili është varfëruar kryesisht gjatë pothuajse 10 muajve të luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky se administrata e tij do të përqendrohet te përforcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase, duke vazhduar t’i ofrojë Kievit ndihma ushtarake.

Deklarata e Biden u bë fill pas bisedës telefonike që dy liderët zhvilluan mes tyre.

Biden vlerësoi gjithashtu faktin se Zelensky është gjithmonë i hapur për të biseduar rreth diskutimeve për paqe, duke u bazuar gjithmonë në parimet themelore të kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev ka thënë se vendi po rrit prodhimin e armëve të gjeneratës së re për të mbrojtur veten nga armiqtë në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Australis, sipas Reuters.

Medvedev tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se vendi po rrit prodhimin e armëve më të fuqishme shkatërruese, ndërsa shtoi se “armiqtë e vendit nuk ndodhen vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë, Amerikën e Veriut, Japoni, Australi, Zelandën e Re dhe një numër vendesh të tjera që u zotuan për besnikëri ndaj nazistëve.”

Megjithatë Medvedev, i cili shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë nuk dha detaje për armët që po përgatiten nga rusët.

12.12.2022 – 08:44
“BE po shkëputet nga gazi rus, për SHBA-në”/ Kremlini: Miliarda eurot që do humbasin europianët do t’i fitojë Uashingtoni!

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, ka folur për çmimet e larta dhe varësinë nga gazi rus. Ai ka thënë se dëshira e Europës për të shkëputur varësinë nga gazi rus dhe të tentojë të bashkëpunojë me SHBA është e pakuptimtë dhe se sipas tij, do t’i kushtojë më shumë. Sipas tij Brukseli do të përfitojë më pak nga një transaksion i tillë, të shkëmbejë varësinë nga gazi rus me varësinë nga gazi i lëngshëm i naftës amerikane.

“Evropa ka një dëshirë absurde për të hequr qafe varësinë e saj nga Rusia. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata nuk po flasin për shkëmbimin e një varësie me një tjetër. Domethënë, ata e kanë zëvendësuar varësinë nga Rusia me varësinë nga gazi natyror i lëngshëm amerikan. Kur evropianët humbasin miliarda euro çdo ditë, ato miliarda fitohen nga Uashingtoni,” tha Peskov.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori ukrainas i Luhansk, Serhiy Haidai.

Haidai tha se një hotel ku ishte vendosur grupi në Kadiivka, në Luhansk, u godit, duke shtuar se kishte humbje të mëdha ruse.

Wagner janë mercenarë të sponsorizuar nga shteti që veprojnë në interes të Kremlinit, sipas ekspertëve perëndimorë.

Kompania private ushtarake, e krijuar nga Yevgeny Prigozhin, një ish-restaurator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Njësitë Wagner janë vendosur më parë në Krime, Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Ushtria ruse po vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke bërë që miliona banorë të të mbesin pa energji elektrike, ujë të pijshëm e ngrohje.

Duke marrë parasysh se temperaturat kanë rënë nën zero, miliona ukrainasve po u rrezikohet jeta nga i ftohti dhe mungesa e rrymës, teksa liderët ukrainas kanë bërë vazhdimisht thirrje për mbrojtjen e kësaj infrastrukture nga sulmet e Moskës.

Autoritetet kanë bërë po ashtu thirrje për kursim të energjisë, kurse shumë vende të botës janë shprehur të gatshme që ta ndihmojnë në tejkalimin e krizës energjetike, ndër to edhe Gjermania e cila i ka dhuruar Ukrainës 470 gjeneratorë me vlerë 19.5 milionë euro.

Sipas ambasadës gjermane në Kiev, 150 prej tyre tashmë i janë dorëzuar kompanisë ukrainase Ukrenergo, e tjerët që do të shpërndahen në Odesa, Mykolaiv dhe rajonin e Khersonit.