“A i takon ish bashkëshorti fëmijët”, Arjola publikon bisedat e fundit në WhatsApp

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, komentohet shumë për jetën e saj private.

Vëmendje të madhe ajo merr për raportin e saj me ish bashkëshortin, shkruan lajmi.net.

Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP”, u tha se dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tradhëtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.

Ndërkohë, aktualisht, ata vazhdojnë të ruajnë raportet me njëri-tjetrin për shkak të fëmijëve.

Së fundi, Arjola ka zhvilluar bisedë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

“A i sheh ish burri fëmijët dhe a ke raporte të mira apo nuk flisni bashkë?”, ishte pyetja që aktorja pranoi.

“Sigurisht që takohen! Fëmijët e mi kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, është përgjigjur Arjola dhe ka publikuar bisedën me vajzën në Whatsapp, ku ajo i thotë: “O ma unë edhe Rubini kemi për të shkuar te babi”./Lajmi.net/