Vazhdojnë akuzat ndërmjet pushtetit dhe opozitës maqedonase

Socialdemokratët përmes deputetit të tyre Darko Kaevski, akuzuan Ivica Tomovski nga VMRO për vjedhje dhe korrupsion gjatë kohës kur ishte menaxher në Elem pasi ka marrë tendere prej 60 milion eurove.

Ndërsa gjatë kësaj kohe si drejtor i ELEM-itka qenë i emëruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

“Me nënshkrimin e Hristijan Mickoskit, në vitin 2017, menaxher i ELEM Tours DOOEL Shkup është zgjedhur Ivica Tomocski nga VMRO-DPMNE. Ky është ai dokument.Tomovski vetëm nga paga ka marrë më shumë se 30 mijë euro. Por kjo nuk është e gjitha. Tomovski, para se të zgjidhej nga Mickoski për menaxher i ELEM Tours, ai mori tenderë nga ELEM për pastrimin e objekteve afariste
përmes kompanisë private City Logistics. Vetëm me dy tenderë Tomovski ka marrë gati 60 mijë euro!”, tha Darko Kaevski deputet i LSDM-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i OBRM-PDUKM-së ku thonë që vetë Darko Kaevski është parazit pasi ka arritur që në moshën e tij 30 vjeçare të blejë banesë.

“Darko Kaevski është parazit, le të shpjegojë se si në moshën 30 vjeçare ka blerë banesë dhe si ka arritur ti grumbullojë 4.000.000 denarë në llogarinë e tij. Se si mund të blejë banesë prej 62m2 dhe
4.000.000 denarë me rrogë deputeti, dhe si drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport me një mandat jo të plotë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga VMRO-DPMNE infromojnë se ne vazhdim do të publikojnë të gjitha anomalitë dhe keqpërdorimet që i bën Qeveria gjatë ditëve në vijim.