KQZ mban sot mbledhje për dorëheqjet e krerëve të komisioneve zgjedhore në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, me pikë të rendit të ditës, dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të komunave veriore.

Këtë e ka bërë të ditur KQZ përmes një njoftimi, ndërsa bën të ditur agjendën e kësaj mbledhjeje, përcjell klankosova.tv.

Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.Raport i Këshillave të KQZ-së:Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.

Të ndryshme