Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në RMV informon opinioni publik se në Kuvendin e mbajtur më datë 28.10.2022, në Tetovë, në bazë të Konkursit të shpallur me 01.08.2022, seleksionimit dhe shkoqitjes të aplikimeve të arritura, solli:
Vendim për pranimin e anëtarëve korespondentë të Akademisë .
Kuvendi pasi shqyrtoi me kujdes kandidaturat; erdhi në përfundim se si rrjedhim i veprimtaris së pasur, arsimore dhe shkencore; kontributit dhe të arriturave në hulumtimin shkencor, arsimimin e gjeneratave të reja, përpilimin e librave shkollor dhe universitar, citimet dhe mirënjohjet e marra në sferën nacionale dhe ndërkombëtare, të përzgjedhurit janë studjues të mirëfillt dhe puna e tyre ka pasur impakt në komunitet dhe industri.
Ata kanë merita të theksuara për arsimin në gjuhën shqipe në RMV.
Në Kuvendin e mbajtur kemi promovuar 9 Akademikë nga një bazë që përfshinte të gjitha kriteret që i kërkojnë akademitë e Ballkanit Perëndimor përfshirë kriteret që i zbaton MANU në raste të tilla . Të promovuarit janë persona të cilët si pjesëmarrës aktiv , me veprimtarinë e tyre profesionale dhe kombëtare, nxitën dhe ndihmuan rikthimin e shkollimit të mesëm dhe themelimin e dy universiteteve në gjuhën shqipe në RMV pas vitit 1991.
Në thirjen Akademik korespoendent u promovuan:
- Dr. Xheladin Murati
- Dr. Avzi Mustafa
- Dr. Tahir Zajazi
- Dr. Zeqir Kadriu
- Prof Dr Hasan Jashari
- Dr. Suzana Aliu
- Dr. Nebi Dervishi
- Dr. Zeqirja Rexhepi
- Dr.Florim Ajdini
Prof Ass. Ardita Abduli u promovua në bashkëpuntore shkencore
Shpresojmë që faktori politik shqiptar në Kuvendin republikan, në një të ardhme të afërt, të përgatis një Projektligj me të cilën shqiptarët do të kenë institucionin e vet publik të njejtë si MANU i cili finansohet nga të gjithë qytetarët kurse ka në forumin e saj vetëm 1% shqiptar!
Kuvendin e përshëndetën, nëpërmjet videolinkut, Akademik Marengelen Kasmi nga Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve dhe Akademik Fatmir Baçi nga Akademia Boshnjake.
Publikisht i falenderojmë për bashkëpunimin që kemi.
Këshilli për informim i Akademisë






