Ahmeti mban afër treshin Grubi-Osmani-Ademi, riemërohen në detyra

Në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të BDI-së, Artan Grubi është riemëruar në detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti.

Grubi vazhdon në këtë detyrë, por ai gjithashtu është edhe anëtar i kryesisë qendrore. Ndërsa nga funksionet zyrtare ai mban postet e zv/kryeministrit të parë si dhe postin e ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike.

Në këtë mbledhje po ashtu Bujar Osmani u riemërua në postin e zëdhënsit të partisë, ndërsa zëvendës zëdhënës është zgjedhur Arbër Ademi, që po ashtu mban postin e nënkryetarit. (INA)