Atletico Madrid ndalet edhe nga Cadiz

Atletico Madrid ka pësuar humbje ndaj Cadiz
Atletico Madrid ka marrë edhe goditjen e radhës këtë herë në La Liga, pasi ka pësuar humbje 3:2 kundër Cadiz.

‘Rojiblancos’ po kalojnë në një periudhë të vështirë, pasi u eliminuan në Ligën e Kampionëve.

Por, formën e dobët e vazhduan edhe sot, pasi u ndalën nga skuadra që ndodhet në zonën e fundit të tabelës.

Cadiz arritën të shënojn dy herë, me golat e Bongonda dhe Alex.

Për të ngushtuar epërsinë u përkujdes Hernandez, pasi shënoi autogol në minutën e 85`.

Kur po mendohej që Cadiz do merrte pikët e plota, ashtu nuk mendoi Joao Feliz, pasi barazoi gjithçka në minutën e 89`.

Sobrino shënoi në minutat shtesë për t`i dhuruar fitoren Cadiz

Më këtë humbje Atletico qëndron në vendin e tretë me 23 pikë, kurse Cadiz ka 10 në vendin e 18.