VLEN njofton se çerdhja e parë publike në Komunën e Tearcës ka hapur dyert, ndërsa në Kumanovë po përfundon ndërtimi i gjimnazit të ri “Sami Frashëri”.
Çerdhja “Foleja” në Përshefcë është investim prej mbi 800 mijë eurosh dhe ka kapacitet për 147 fëmijë.
Ndërkohë, pas më shumë se 20 vitesh pritje, gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë po i afrohet përfundimit. Punimet u ndoqën nga afër nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, dhe zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
Sipas VLEN-it, të dy projektet synojnë të përmirësojnë kushtet për fëmijët, nxënësit dhe familjet në këto dy komuna.





