Newcastle planifikon që t’ia vazhdojë kontratën Bruno Guimaraesit

Newcastle United e ka ndërmend t’ia vazhdojë edhe më tutje kontratën mesfushorit Bruno Guimaraes.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, “Thr Magpies” e kanë ndërmend që ta mbajnë lojtarin sa më larg interesimit të klubeve të tjera, transmeton lajmi.net.

Guimaraes është duke shkëlqyer në këtë sezon me Newcastle, nën urdhërat e Eddie Howe.

Real Madridi shfaqi interes për të në verën që lamë pas, mirëpo, siç duket, ato para do duhet t’i mbajë për ndonjë blerje tjetër.