Deputeti turk thyen telefonin me çekiç në Parlament (VIDEO)

Një deputet turk ka thyer celularin e tij me çekiç teksa po fliste në parlament.

Burak Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar e të mbështetur nga Qeveria, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet.

Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burgim, raportoi BBC-ja të enjten.

Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.