Aktorja dhe modelja amerikane, Emily Ratajkowski, duket se e ka pranuar së fundmi se është biseksuale.
Ajo ndau në TikTok së fundmi përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”.
Ylli u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja, gjersa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj.
Kjo video u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu, siç duket, konfirmoi orientimin e saj seksual.
Videoja e artistes së famshme vjen pak pas raportimeve se ajo ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard.
Ky i fundit nga ana tjetër u tha se e ka tradhtuar bukuroshen, që momentalisht ka nisur një njohje me aktorin Brad Pitt.
Foto: TikTok
Emily ditë më parë po ashtu e kritikoi filmin “Blonde”, i cili flet për jetën e aktores Marilyn Monroe.
“Nuk jam e habitur që është publikuar një film tjetër që bën fetish nga dhimbjet e grave, edhe kur ato kanë vdekur”, ka thënë ajo në një klip që postoi në TikTok.
Foto: TikTok
Gjithashtu, një numër i madh i shikuesve e kritikuan filmin e Andrew Dominik.
Në të duhet theksuar se janë shfaqur disa skena të neveritshme përdhunimi. Filmi mes tjerash nuk rekomandohet për personat nën moshën 17 vjeç.
Emily dhe ish-bashkëshorti i saj (Foto: Getty Images)
Biseksualiteti ndërkohë është një tërheqje emocionale, tërheqje seksuale, ose sjellje seksuale kundrejt të dyja sekseve: meshkujve dhe femrave ose tërheqja romantike dhe seksuale ndaj personave me çfarëdolloj seksi ose identiteti gjinor.







