ShowBiz Partneri Huseyin Usta i bën dedikim Genta Ismajlit: Ti je gruaja më...

Partneri Huseyin Usta i bën dedikim Genta Ismajlit: Ti je gruaja më e bukur e jetës sime

Ata janë një nga çiftet që kanë bërë bujë të madhe që në fillimet e lidhjes së tyre.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Gjilani, Genta Ismajli si dhe partnerin e saj, biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Dyshja, të cilët janë në një romancë dashurie prej vitesh, sivjet mirëpritën binjakë.

Ata u bënë prindër për herë të parë në janar të vitit 2022, të Ivy Blue dhe Icon.

E së fundmi ka qenë Usta që ka shpërndarë një portret familjar dhe ia ka dedikuar disa fjalë gruas së tij.

Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”, ka shkruar ai.

Çifti prej vitesh jetojnë mes Zvicrës dhe Turqisë për shkak të angazhimeve të Huseyin.