Distria Krasniqi sot lufton për medalje në Kampionat Evropian –fillimisht përballet me Lin Hsuan

Distria Krasniqi sot do ta synojë një medalje në kuadër të Kampionatit Botëror për xhudo, që po mbahet në Uzbekistan.

Garuesja nga Peja fillimisht do të përballet me xhudisten HSU Lin Hsuan në kuadër të kategorisë 52 kilogramë.

Në rast fitoreje, Krasniqin e pret një tjetër sfidë me fituesen e përballjes Aissahine – Nguyen/Odette.

Përveç Distrias, do të garojnë edhe Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).