Angel Di Maria, viktimë e një tentative vjedhjeje – policia i arreston të dyshuarit

Angel Di Maria ka qenë viktimë e një tentative vjedhjeje mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas asaj që bën të ditur Gazzeta Italia, disa persona tentuan që të plaçkisnin shtëpinë e anësorit të Juventusit.

Po i njëjti burim bën të ditur se të dyshuarit tashmë janë arrestuar, transmeton lajmi.net.

Di Maria ishte viktimë e sulmeve të tilla edhe gjatë kohës sa jetonte në Mançester dhe Paris.