Footmercato: Kante dëshiron të largohet nga Chelsea, por jo nga Londra – Arsenali “fërkon duart”

Ngolo Kante duket se e ka ndarë mendjen që të largohet nga Chelsea.
Të paktën kështu raporton Footmercato, sipas të cilëve francezi nuk dëshiron të vijojë më me “Blutë”.

Gjithsesi, mesfushori nuk e ka ndërmend të largohet nga Londra.

Ditë më parë u raportua se lojtari i është ofruar Arsenalit dhe raportimet e përforcojnë edhe më shumë një mundësi që “topçinjtë” ta marrin qysh në janar.

Kontrata e francezit me Chelsean skadon në verën e vitit 2023.