Dy persona me simptoma të koronavirusit, arratisen nga spitali i Shtipit!

Dy pacientë, pasditën e sotme kanë thyer dritaret dhe janë arratisur nga spitali i Shtipit, të cilët kohë më parë ishin lajmëruar pas ardhjes nga Italia – tha ministri i brendshëm Naqe Çulev.
Bëhet fjalë për burrë nga Vinica dhe partneren e tij , shtetase e Kroacisë, të cilët para disa ditësh janë kthyer nga Italia.
Burri ka pasur simptoma të koronavirusit, ndërsa gruaja është nisur për në repartin infektiv në spitalin e Shtipit.
Atje, pacienti është bërë agresiv dhe që të dy kanë thyer xhamat dhe kanë ikur. Më pas,personat janë gjetur në shtëpinë e tyre në Vinicë , ku sipas MPB-së, ekipet policore së bashku me ekspertë nga instituti i shëndetit publik tentojnë t’i kthejnë në spital.
Lajmi eshte konfirmuar edhe nga ministri i shendetesise, Venko Filipçe.