Anthony Edwards gjobitet me 40 mijë dollarë – përdori gjuhë fyese dhe poshtëruese në rrjetet sociale

Ylli i NBA, Anthony Edwards është gjobitur me 40 mijë dollarë.

Liga e NBA ka njoftuar të martën për masat e marra ndaj Anthony Edwards, pasi ky i fundit përdori gjuhë fyese dhe poshtëruese në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.

Një video e postuar nga lojtari i Minnesota Timberwolves shfaqte një grup njerëzish dhe basketbollisti dëgjohej duke dhënë komente negative për ta.

21 vjeçari ka kërkuar falje për komentet e tij, duke thënë se sjellja e tij ishte e pamatur.

“Ajo që thash ishte papjekuri, lënduese dhe mosrespektuese, më vjen jashtëzakonisht keq”, është shprehur Edwards, përcjell lajmi.net

“Është e papranueshme për mua dhe gjithsecilin që të përdorë atë lloj gjuhe. Nuk ka arsyetim. Jam rritur më mirë sesa kaq”, shtoi tutje basketbollisti.

Lidhur me rastin e Edwards ka reaguar edhe skuadra e Timberwolves, duke shprehur keqardhjen për gjuhën dhe sjelljet e lojtarit të tyre.