F1 konfirmon kalendarin për vitin 2023 – rekord garash, 24

Formula 1 ka konfirmuar kalendarin për sezonin e ardhshëm.

Sezoni i ardhshëm në Formula 1 do të sjell një rekord të ri. Ky rekord lidhet me numrin e garave në kalendar.

Siç njofton faqja zyrtare e F1, sezoni 23 do të ketë 24 gara në total, përcjell lajmi.net.

Sezoni do të fillojë në vikendin e 3-5 marsit, në Bahrain, kurse mbyllet në Abu Dhabi në vikendin e 24-26 nëntorit.

Në kalendar rikthehet gara për Çmimin e Madh të Kinës dhe ajo e Katarit, si dhe Las Vegas do të jetë në listë po ashtu.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell kalendarin për sezonin e ardhshëm në F1. /Lajmi.net/