Milan synon t’i kthehet garës për Noa Lang – gjithçka mund të finalizohet në janar

Club s Noa Lang celebrates after scoring during a soccer match between Club Brugge KV and RSC Anderlecht, Sunday 02 May 2021 in Brugge, on the first day of the Champions play-offs of the Jupiler Pro League first division of the Belgian championship. BRUNOxFAHY PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY x2711071x

Milan nuk është dorëzuar për Noa Lang.

Skuadra e Milan, gjatë merkatos së verës, zhvilloi negociata të shumta me Club Brugge, për Charles de Ketelaere dhe Noa Lang.

Ky i fundit dështoi të gjente një marrëveshje që e dërgonte në ‘San Siro’, megjithatë jo të gjitha gjërat janë mbyllur.

Sipas ‘Calciomercato’, Milan po planifikojnë një lëvizje për Lang, gjatë këtij dimri, përcjell lajmi.net.

Lang aktualisht po aktivizohet me Brugge.

Milan mund të jenë në avantazh pasi kanë krijuar raporte të mira me Club Brugge, gjatë operacionit për De Ketelaere.