Felix flet për spekulimet që e çonin te Man United: S’kam dëgjuar gjë, këto janë punët e presidentit

Joao Felix ka dhënë disa komente lidhur me spekulimet që e çonin lojtarin te skuadra e Man United.

Ylli portugez lidhej me një largim të mundshëm nga Atletico Madrid, kur skuadra spanjolle i kërkoi zbritje të pagës.

Megjithatë, Felix duket se nuk ka qenë afër një largimi, pasi siç thotë ai për ‘Marca’, nuk ka dëgjuar asnjëherë ndonjë gjë për këtë lëvizje.

“Unë nuk kam dëgjuar gjë, kështu që kjo është diçka me të cilën duhet të merret presidenti”, ka thënë Felix, transmeton lajmi.net.

“Jam këtu. Mund të përmirësohem akoma, kam disa vite përpara vetes. Kam shumë për të mësuar”, shtoi portugezi.

Felix kalonte tek Ateltico në vitin 2019, kur ‘Rojiblancos’ paguan 126 milionë euro për kartonin e tij. Felix te Man United thuhej se mund të ndodhte për 130 milionë euro.