Pajaziti: Rama vs Gruevski!

Shkruan: Naser Pajaziti

Kryeministri Edi Rama përmes rrënimit të resortit superluksoz “Prestige Resort”, po godet fjalën e lirë dhe medias që nuk i shkon në vijë të interesave të tij.
Por, kjo është edhe një goditje tepër e rëndë ndaj imazhit të turizmit shqiptar.
Ai me këtë na rikujton Nikolla Gruevskin, i cili në stilin e njejtë godiste median e lirë.
Edi Rama këtë sulm po tenton ta mbulojë përmes “Open Balkan”-it. Fryma regjimiste nuk kalon përmes këtyre projekteve që më tepër po përdoren si karrem dhe PR për të mbuluar krimin, korrupsionin dhe zullumin.
Çfarë “Ballkan i Hapur” kur njëkohësisht në tre komunat shqiptare Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, po vijon plani i shlyerjes së shqiptarëve nga vendbanimet e tyre.
*Status ne facebook i postuar nga gazetari Naser Pajaziti