VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate ka theksuar se LSDM-ja antimaqedonase ka frikë nga zgjedhjet, sepse Kovaçevski nuk do të jetë më kryeministër.
“LSD-ja antimaqedonase e di se populli nuk i përkrah politikat e tyre destruktive dhe kjo shihet nga rezultatet e zgjedhjeve në Tetovë. VMRO-DPMNE e mposhti LSD-në në raport 2:1. Humbja e saj në Tetovë do të jetë humbje në mbarë Maqedoninë. Duke kundërshtuar idenë e zgjedhjeve, duke ikur nga ballafaqimi me popullin, LSD-ja antimaqedonase vetëm tregon se sa të mjerë dhe egoistë janë, janë të gatshëm ta falimentojnë shtetin edhe për një ditë në detyrë”, thekson VMRO-DPMNE.
Më tej thuhet se për shkak të kësaj qeverie, sot 500.000 bashkëqytetarë tanë jetojnë me vetëm 150 denarë në ditë, ndërsa numri i njerëzve në varfëri do të rritet, prandaj siç nënvizohet duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më parë.(INA)






