Halil Matoshi për Abazoviqin: Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas rrëzimit nga pushteti të Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka shkruar “ra ky prevaranti i Malit t’Zi”.

Sipas Matoshit, Abazoviq ishte në shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë.

“Ra ky ‘prevaranti’ i Malit t’Zi! Ni Sejdo Bajramovic Junior, që shitej si super-european, ama ishte n’shërbim të klanit ruso-serb në Podgoricë, i cili viktimizohej demek si shqiptar, e vëllau i tina partnere biznesi në Beligrad, Ana Brnabic-in, që i pat shpallë shqipot njerëz të malit! Laku noc prevaro!”, ka shkruar Matoshi.