Deputetja e Lëvizjes Qytetare URA, Bozena Jelushiq, ka bërë të ditur se nëse sot në Malin e Zi duhet të bjerë diçka është kuvendi dhe jo qeveria.
“Nëse diçka duhet të bjerë sot, është ky Kuvend dhe nëse diçka duhet të mbijetojë me këtë lloj Kuvendi, atëherë është kjo Qeveri. Ashtu si është, me një gjykatë e një tjetër, me gjinitë që ka, se është Mali i Zi siç e kemi ne, ashtu jemi, as më mirë as më keq… Kjo qeveri është e vetmja që jep njëfarë të mundësisë”.
Ajo u bëri thirrje nënshkruesve të dy kërkesave për shkarkimin e Qeverisë që të marrin përgjegjësinë dhe të formojnë Qeverinë e re.
“Përpiquni të zhbllokoni Malin e Zi, në mënyrë që rruga e tij, simbolikisht, të mos shkojë drejt Venezuelës apo Rusisë”, tha Jelushiq.
13:25 – Kryetari i demokratëve në Malin e Zi: Qeveria e Abazoviqit humbi shumicën në vetëm 100 ditë
Boris Bogdanoviq, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, vlerësoi se Qeveria e Abazoviqit ishte e para që humbi shumicën në vetëm 100 ditë.
“Rreth 90 për qind e parlamentit nuk e mbështet këtë qeveri, urime të sinqerta regjistruesve, me shpresën se do të mësojnë nga kjo tragjedi politike. Kjo qeveri ka vetëm mbështetjen e anëtarëve të qeverisë. Pra, ka mbështetjen të pak më shumë se 10 për qind të parlamentit, që nuk e bën atë pakicë, por një qeveri mikroskopike”.
Ai tha se Qeveria është kompromentuar me ndryshimet jokushtetuese të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, me të cilat zgjedhjet lokale në disa qytete janë shtyrë për në fund të tetorit.
“Kjo Qeveri ka trashëguar matricën e qeverive të mëparshme, tre dekadash, është fat që i ka ardhur fundi, kushedi se çfarë do të maskoheshin më pas. Uzurpatorët e pushtetit, jeni ju”.
Bogdanoviq tha se demokratët gjithmonë marrin vendime në përputhje me ndërgjegjen e tyre, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.
“Vendimi ynë nuk është kundër askujt, por për qytetarët e Malit të Zi dhe Malit të Zi… Ky është një vendim për të mbrojtur vendimin e popullit nga 30 gushti 2020. Ky është një vendim mes kryetarit dhe popullit, dhe ne gjithmonë zgjedhim populli”, theksoi ai, duke kujtuar se Kryesia e Demokratëve autorizoi grupin parlamentar që pas diskutimit të vendosë për mënyrën e votimit, në lidhje me nismën dhe jo shpjegimin e saj.
12:55 – Abazoviq: Unë jam njeriu që e ka luftuar korrupsionin
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, para seancës së Kuvendit të Malit të Zi, për mocionin e mosbesimit ndaj tij, është shprehur që ai është personi i cili e ka luftuar korrupsionin.
“Unë jam njeriu që e ka luftuar korrupsionin; nëse dëshirojnë ta luftojnë këtë dukuri – unë jam ai. Jam ai që krejt ato gjëra që kanë qenë nën tepih, i kam qitë mbi”.
“Nëse dëshirojnë me ndalë luftimin ndaj korrupsionit, le ta ndalin. Janë dy –tri opsione në tavolinë”, u shpreh tutje ai.
12:15 – Abazoviq para deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar
”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”.
”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.
”Dhe pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin”.
11:45 – Mosbesimi ndaj Abazoviq, nis seanca e Kuvendit të Malit të Zi
Kuvendi i Malit të Zi sot do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.
Seanca ka filluar pak minuta pas orës 11:00, kur është paraparë të mbahet.
Mocioni është paraqitur nga partia e presidentit atje, Milo Gjukanoviq, si dhe është nënshkruar nga 36 deputetë.
Megjithatë, për t’u rrëzuar një qeveri, në kuvendin e Malit të Zi nevojiten të paktën 41 vota pro. Nëse arrihet rrëzimi i qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të reja.
Ndryshe Dritan Abazoviq ishte zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill të këtij viti.
11:26 – Ministri shqiptar në Mal të Zi: Nuk dihet se a do të rrëzohet qeveria (VIDEO)
Ministri i Komuniteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka, thotë se ende nuk dihet se a do të rrëzohet qeveria me mocion mosbesimi.
Gjeka për Klan Kosova tha se seanca e sotme do të jetë shumë interesante dhe tek pas saj do të kuptohet se çfarë do të ndodh pasi disa subjekte opozitare janë konfuze për votën që do të japin, njofton Klankosova.tv.
“Situata është komplekse pas nënshkrimit të kontratës me Kishën Ortodokse Serbe e cila për mua ka qenë një kontratë e njëjtë si të gjitha kontratat tjera me bashkësitë fetare”.
“Kemi dy iniciativa një nga opozita me 38 nënshkrime dhe një tjetër në shtator. Nëse merren të dy iniciativat janë 68 nënshkrime për të rrëzuar qeverinë, njëra sot e tjetra më 2 shtator. Një pjesë e subjekteve janë ende konfuze dhe gjatë debatit pritet se si do të shkojë debati në Kuvend. Do të jetë një seancë interesante. Sido qoftë do të jetë interesante se çfarë do të ndodhë. Pas mocionit nëse ndodhë nuk shoh stabilitet politik e as që do të shkojmë në zgjedhje apo rikonstruksion të kësaj qeverie. Deri në fund të ditës do të dihet se çfarë do të ndodhë”, tha Gjeka.




