Kontingjenti shumëkombësh i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim ka testuar aftësitë e saj të armëve që shkatërrojnë avionët luftarak apo të tjerë.
Fotografitë janë publikuar pikërisht në ditët kur në Kosovë po flitet për një tension të mundshëm nga ana e Serbisë.
Kujtojmë se trupat paqeruajtëse të NATO-s, kanë shtuar praninë në veri të Kosovës, në mënyrë që të jenë në gjendje të reagojnë ndaj sfidave të sigurisë atje.
Trupat e KFOR-it u paraqitën në rrugët pranë kufirit të Jarinjës me Serbinë dhe pranë Mitrovicës së Veriut.
Vlen të theksohet se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi dje se aleanca ishte e gatshme të rriste praninë e KFOR-it, që aktualisht përbëhet nga 3700 trupa paqeruajtëse, nëse do të kishte përshkallëzim të tensioneve me Serbinë.







