Pierre-Emerick Aubameyang nuk është duke biseduar me Manchester United, në lidhje me një kalim të mundshëm në “Old Trafford”.
Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.
I njëjti thotë se gabonezi është i fokusuar në ofertën e Chelseat pasi dëshiron të luajë në Champions League.
Në anën tjetër Xavi Hernandez është duke këmbëngulur për ta mbajtur sulmuesin në “Camp Nou”.