Garës për Bernardo Silvan i bashkohet edhe PSG

Paris Saint Germain i është futur garës për mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Ndonëse u përfol gjatë për një kalim të mundshëm të tij në Barcelonë, deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje konkrete, transmeton lajmi.net.

I gjithë ky pasivitet nga katalunasit u ka dhënë mundësi edhe skuadrave të tjera të tentojnë nënshkrimin me lojtarin.

Siç raporton Times Sport, oferta e kampionëve të Francës në drejtim të “Qytetarëve” është diku rreth 59 milionë funte.

Kësaj kërkese ende nuk i është përgjigjur klubi anglez, i cili po e shqyrton seriozisht këtë çështje.