Mesfushori spanjoll, Isco së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Sevillas.
Është vet ekpi andaluzian që ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshjen me Iscon.
Lojtari do të kalojë në ‘Sanchez Pizjuan’ si një lojtar i lirë, pasi këtë verë i përfundoi kontrata me Real Madridin.
Spanjolli pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Sevillan.
Ishte trajneri i ekipi spanjoll, Julen Lopetegu që e kërkoi me ngulm transferimin e mesfushorit.