Icardi nuk dëshiron ta lërë PSG-në

Mauro Icardi nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint Germain.
Përkundër minutazhës së vogël me kampionët e Francës, argjentinasi nuk po dëshiron të ndërrojë ambient, transmeton lajmi.net.

Lojtari paguhet hiç më pak se 12 milionë euro në vit, pagë kjo që po e josh jo pak për t’i “mbyllur sytë” për mungesën e minutave.

Ai më herët cilësohej si njëri prej futbollistëve më premtues, por jeta jashtë fushës e penalizoi shumë duke mos e lënë të shkëlqejë ashtu siç pritej.