Në Kuvend, para pak çastesh është shmangur një incident fizik mes deputetëve Martin Kostovski nga LSDM-ja dhe Dimitar Apasiev nga Levica, shkruan gazeta Lajm. Në videon e publikuar nga Alsat shihen dy kolegët maqedonas duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyjnë deputetët Goran Misovski dhe Arbër Ademi, për t’i ndarë. Ngjarja e pahijshme ka ndodhur gjatë seancës ku po zhvillohet debati për propozimin francez.
Videon mund ta shikoni në këtë: LINK