Mbrojtësi i Barcelonës, Oscar Mingueza ka marrë vëmendjen e dy skuadrave.
Mingueza duket se nuk do të jetë pjesë e planeve të trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ri.
Sipas ‘Marca’, mbrojtësi ka marrë vëmendjen e dy skuadrave modeste; asaj spanjolle, Girona dhe asaj italiane, Monza, transmeton lajmi.net.
Xavi e sheh si të rrugës që ta shesin kartonin e lojtarit 23 vjeçar dhe Girona dëshiron t’i jap atij mundësinë të mbetet në Spanjë.
Girona nuk ka megjithatë mundësi që të paguajë çmimin e kërkuar prej 10 milionë eurove.
Skuadra italiane, Monza është e vendosur që ta fitojë garën për Mingueza, i cili ka luajtur vetëm 19 ndeshje me Barcën në 2021/22.
Mingueza kishte hapësira më të mëdha në kohën kur trajner ishte Ronald Koeman.